Lukaku drejt Juventusit, por ka një ofertë të frikshme nga Arabia

Telenovela Romelu Lukaku është e destinuar që të vijojë gjatë kësaj vere. Pas “Jo”-së së sulmuesit belg ndaj Interit, ai do të rikthehet tek Chelsea ku dhe do të vijojë zërat për një tjetër ekip.
Hipoteza Juventusi është gjithnjë e më konkrete, por fillimisht klubi torinez do të duhet të sistemojë Vlahovic, për të cilin flitet se ka interesim nga PSG.
Ndërkohë “Tuttosport” shkruan se Lukaku është më pranë një kalimi te bardhezinjve, por ka interesim të madh dhe nga Arabia Saudite. Oferta e Al Hilal arrin shifrën e 40 milionë eurove në sezon dhe me afat për dy sezone. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

