FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lukaku është blerja më e shtrenjtë në historinë e Interit

Romelu Lukaku buzëqesh dhe tifozët e Interit janë të çmendur pas tij. Sulmuesi belg, i cili u karkua edhe nga Juventusi është transferuar për shifrën e 65 milionë eurove, plus 10 bonus si dhe zotërimin e 10 për qind të kartonit në rast të një shitje të mundshme.

 

Në fakt ai do të jetë edhe sulmuesi më i shtrenjtë në historinë e zikaltërve. Në klasifikimin e kampionëve si Ronaldo, Vieri, Crespo, ai udhëheq listën e transferimeve, teksa ishte zgjedhja e parë për trajnerin Conte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas tij në renditje qëndron një tjetër bomber, Bobo Vieri, i blerë për 46.5 milionë euro nga Lazio në vitin 1999. Treshen më të mirë e mbyll Joao Mario, i transferuar për 40 milionë euro nga Sportingu i Lisbonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas në listën e më të shtrenjtëve është Nainggolan (38 mln euro) dhe Barella me po këtë shifër, por që mund të arrijë në 49 milionë euro duke përfshirë bonuset, dhe të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?