Lukaku i thotë “jo” ofertës së arabëve, dëshiron vetëm Interin

Placeholder Image

Romelu Lukaku nuk ka ndërmend të largohet nga Milano. Sulmuesi belg ka refuzuar një ofertë faraonike për të luajtur sezonin e ardhshëm në Arabinë Saudite.

Siç shkruan “Sky Sport”, Al-Hilal kanë kërkuar të kenë në skuadër lojtarin e Chelsea, por ky i fundit ka refuzuar ofertën e tyre me dëshirën për të qëndruar tek Interi.

Bëhet fjalë që klubi arab ka bërë një ofertë prej 58 milionë euro në sezon për sulmuesin, por ky i fundit nuk e ka pranuar. Synimi i vetëm i Lukakut është të luajë me fanellën zikaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi tashmë po mendon të paraqesë ndaj Chelsea-t një ofertë prej 30 milionë euro që të transferojë në Milano Lukakun, ndërkohë që Blutë e Londrës duan më shumë se 60 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?