FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lukaku: Interi nuk është për të gjithë, ndaj jam këtu!

Romelu Lukaku nga sot është një futbollist i Inerit. 26-vjeçari belg u shndërrua në blerjen më të shtrenjtë të gjithë historisë së Interit, pasi presidenti Steven Zhang derdhi në arkat e Manchester United 65 milionë euro plus 13 të tjera që mund të shkojnë në formë bonusesh për kartonin e lojtarit me origjinë kongoleze.

 

Pasi kaloi sukses vizitat mjekësore paraditen e të enjtes, Lukaku në mesditë hodhi edhe firmën mbi kontratën 5-vjeçare që do ta lidhë me Interin deri në 30 qershor të vitit 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalët e tij të para si futbollist zikaltër Romelu u shpreh: “Doja vetëm Interin sepse Interi nuk është për të gjithë, jam këtu për të çuar Interin te fitoret”. Bomberi belg firmosi një kontratë 5-vjeçare me Interin dhe do të përfitojë 7,5 milionë euro plus bonuset, që lehtësisht mund të arrijë deri në 9 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?