Lukaku kërkon rikthimin tek Interi, fati i tij përcaktohet më 12 korrik

Romelu Lukaku është momentalisht pjesë e Chelsea pasi është kthyer në Londër pas huazimit 1-vjeçar tek Interi. Shpresa e sulmuesit belg është që të rikthehet sërish në Milano.

Siç raportojnë mediat italiane, të mërkurën e ardhshme më datë 12 korrik do të zbardhet gjithçka për sa i përket rikthimit të Lukakut tek Interi. Klubet momentalisht janë në negociata dhe përgjigja përfundimtare rreth sulmuesit 30-vjeçar do të jepet javën e ardhshme.

Synimi i zikaltërve për Lukakun është që fillimisht ta huazojnë dhe më pas ta blejnë përfundimisht për shifrën e 35 milionë euro. Në sezonin e fundit, belgu shënoi 14 gola në 27 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?