Lukaku: Ky brez futbollistësh meriton një titull të rëndësishëm

Romelu Lukaku ka pohuar se Kupa e Botës 2018 është shansi i fundit për brezin e artë të Belgjikës që të gëzojë sukses në nivel ndërkombëtar.

“Kjo mund të jetë turneu i fundit për brezin tonë, sepse disa lojtarë do të dalin në pension kështu që ne po luajmë për ta dhe po përpiqemi të lëmë pak histori. Në turneun e fundit që luajtëm, vendosëm barin aq të lartë saqë nuk arritëm objektivat tona. Tani po përpiqemi ta shijojmë atë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Futbolli është për t’u argëtuar – por duke luajtur për të fituar në të njëjtën kohë. Kur të gjesh ekuilibrin e duhur ka shumë më tepër për të shijuar“.-tha sulmuesi i Manchester United.

Belgjika ka bërë një fillim mbresëlënës në fushatën e tyre në Rusi me dy fitore nga dy ndeshjet e para të Grupit G, gjë që i ka vënë në krye të renditjes. Lukaku është golashënuesi më i mirë me katër gola së bashku me portugezin Cristiano Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?