FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lukaku shpërthen për koret raciste: Herën tjetër do të përgjigjem!

Lukaku është rikthyer të flasë për episodin e racizmit që e pa si protagonist në ndeshjen mes Cagliarit dhe Interit. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “RollingStone”, ai është shprehur: “Nëse dëgjoj thirrje raciste, do të përgjigjem. Por mendimet e mia mbeten gjithmonë në fushë, për të ndihmuar shokët e mi që të fitojnë”.

 

Në lidhje me nevojën për të lënë fushën e lojës për shkak të thirrjeve raciste, ai nuk bie dakord: “Mendoj se duhet të merret një qëndrim, sepse racizmi është diçka për të cilën duhet të ketë një përgjigje. Mjafton të shihni në Angli, ku një gjë e tillë ka ndodhur me lojtarët e Manchester United apo të Chelsea-t, por ka pasur shumë reagimi. Futbolli është diçka multikulturore. Nëse vërtet doni që të tërhiqni futbollistët më të mirë në botë, duhet t’i mirëprisni me krahë të hapur”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?