Lukaku trondit Interin, jashtë fushave deri në muajin tetor
Konfirmohet dëmtimi për Romelo Lukaku, që do të mbetet jashtë fushave deri në muajin tetor. Sulmuesi pritet të rikthehet në fushë më 2 tetor ndaj Romës dhe më pas për ndeshjen ndaj Barcelonës.
Sulmuesi belg ka filluar programin e rehabilitimit dhe kontrollet mjekësore që do të zhvillohen javën e ardhshme mund të japin një përgjigje më ta saktë për rikthimin në fushë.
Për momentin nuk është specifikuar shkalla e dëmtimit muskulor dhe ky fakt lë vend për spekulime, por rrezikon maksimumi deri në 2 muaj.
Lukaku do të mungojë në të paktën 6 ndeshje, 4 në kampionat (Cremonese, Milan, Torino dhe Udinese) dhe 2 në Champions kundër Bayernit dhe Viktoria Plzen.
KOHA JONË SONDAZH

