Lukakun ende jo gati, Conte mendon për një talent të ri ndaj Lecces

Për Edin Dzekon nuk ka asnjë lajm të ri, Lukaku dhe Lautaro Martinez ndërkohë ende nuk janë në kondicionin e tyre më të mirë. Antonio Conte në këtë mënyrë ka jo pak dilema për javën e parë në Seria A, teksa po mendon që të hedhë në fushë nga minuta e parë një djalosh të akademisë, Sebastiano Esposito.

 

Strategu italian e ka aktivizuar në të gjitha miqësoret e verës, duke lënë përshtypje shumë pozitive. Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë titullar ndaj Lecce-s. Nga minuta me parë mundë të luajë edhe Mattego Politano, në rolin e sulmuesit të dytë. Freskia e Espositos duket se po e bind më shumë Conten, derisa sulmuesit të jenë në formën e tyre më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai njihet si një trajner që bën pak surpriza sa i përket formacionit dhe preferon më shumë një lojtar të ri që është i gatshëm që të japë më shumë se 100 për qind, sesa një sulmues me eksperiencë si Lukaku, por ende jashtë kondicionit të duhur fizik. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?