M.United gati të paguajë 88 milionë euro për bomberin e njohur

Në Premier League orë pas ore dalin thashetheme të reja për merkaton. E tillë është edhe një e fundit që vjen nga Spanja, teksa Manchester United duket se e ka gjetur zëvendësuesin e Lukakut. Bëhet fjalë për Inaki Williams, pasi sipas programit “El Chiringuito TV”, Djajtë e Kuq janë të gatshëm që të paguajnë klauzolën e tij që arrin në 88 milionë euro.

 

Sulmuesi i Athletic Bilbaos mund të transferohet në Premier League për të zëvendësuar Lukakun, i cili pritet që të largohet në Itali për një shifër pak a shumë të ngjashme. Vendimtare do të jenë orët e fundit, ku United duhet të mbyllë për një kohë të shkurtër të paktën dy operacione aspak të thjeshta. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Image result for Iñaki Williams

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?