Mahrez humbi finalen nga frika se mos dilte pozitiv në testin e dopingut
Manchester City kisht një mungesë të papritur në finalen e Superkupës së Anglisë, teksa algjeriani Riyad Mahrez u detyrua që të qëndronte jashtë skuadrës. Sipas mediave britanike mjekët nuk donin që ta rrezikonin në testet anti-doping, pasi mund të rezultonte pozitiv.
Futbollisti kishte përdorur disa ilaçe për të mjekuar syrin, teksa mjekët i kërkuan Pep Guardiolës që të mos ta rrezikonin duke mos e grumbulluar për finalen.
Algjeriani fitoi Kupën e Afrikës, por ishte rikthyer në stërvitje ditët e fundit. “The Sun” raporton se testi për anti-dopingun do të ishte një rrezik për shkak të përmbajtjes së një ilaçi që ai kishte përdorur. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

