Majlinda Kelmendi merr pasaportën diplomatike
Xhudistja e artë kosovare, Majlinda Kelmendi është pajisur këtë të hënë me pasaportë diplomatike, të cilën ia ka dorëzuar kreu i shtetit kosovar, Hashim Thaçi. Kampionia olimpike në sportin e xhudos nuk ka qenë e vetmja pjesë e këtij suksesi, pasi me pasaporta diplomatike janë pasur edhe trajneri i saj, Driton Kuka, si dhe kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka.
Presidenti Thaçi, përmes një mesazhi në rrjetin social facebook e ka vlerësuar Majlinda Kelmendin si ambasadoren më të çmuar të Kosovës.
“Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendi, për trajnerin Driton Kuka dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë”, ka shkruar Thaçi.
KOHA JONË SONDAZH

