FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Makthi” i goditjeve të dënimit, Ronaldo nuk shënon kurrë te Juve

Goditjet e dënimit po kthehen në mallkim për Cristiano Ronaldon te skuadra e Juventusit. Në 53 ndeshjet zyrtare në të cilat është aktivizuar me skuadrën torineze, sulmuesi portugez, ende nuk ka mundur që të gjejë rrugën e rrjetës nga gjuajtjet e lira. Në 28 tentativat e tij, në 19 goditjet e CR& kanë përfunduar në barrierë, dy jashtë, ndërkohë që në vetëm 7 raste portieri është detyruar që ta presë topin.

 

Në 8 gjuajtjet e fundit, goditjet e portugezit janë ndalur në barrierën e kundërshtarëve, duke mos kërkuar ndërhyrjen e portierëve të Ajax, Fiorentina, Frosinone, Inter (dy herë) dhe Lokomotivës së Moskës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka shënuar deri më 33 gola me fanellën bardhezi, por nuk ka mundur që të shfaqë një nga specialitet e tij që ka treguar te Manchester United, Real Madrid dhe me kombëtaren portugeze. Te Juventusi Ronaldo mbetet ende ekzekutuesi kryesor i goditjeve të dënimit, duke u ndërruar në disa raste me Pjanic dhe Dybala. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?