Manaj i pandalshëm, shënon dhe i jep 3 pikë Albacetes (VIDEO)

Rei Manaj nuk di të ndalet. Sulmuesi i kombëtares ka gjetur sërish rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme në suksesin e skuadrës së tij Albacete ndaj Alcorcorn.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare e nisi takimin nga stoli, por në minutën e 18-të një dëmtim i fantazistit Fuster, bëri që të zbriste në fushë në vend të tij.

Manaj shënoi golin e vetëm të takimit që u fitua nga Albacete 0-1, në minutën e 67’ me 11-metërsh, ndërsa pas kësaj ndeshjeje sulmuesi lushnjar pritet të udhëtojë për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Edi Reja për eliminatoret e Euro 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë sulmuesit nga Cikalleshi, te Manaj, Sadiku dhe Balaj po gjejnë golat me ekipet e tyre respektive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?