Manchester City bën goditjen rekord në merkato, mbrojtësi kryen vizitat mjekësore sekrete
Manchester City ka gati goditjen e dytë për këtë merkatopas firmës me Mateo Kovacic. Bëhet fjalë për Josko Gvardiol të Leipzig, një objektiv i vjetër për anglezët dhe për trajnerin Pep Guardiola.
21-vjeçari është më pranë se kurrë zyrtarizimit te City dhe të mërkurën ka kryer në mënyrë sekrete pjesën e parë të vizitave mjekësore. Pritet që kartoni i atij që konsiderohet si një prej mbrojtësve më të talentuar të gjeneratës së tij, t’i kushtojë arkave të Cityt plot 90 milionë paund.
Sapo shifrat të bëhen zyrtare dhe palët të njoftojnë akordin, Gvardiol do të shndërrohet në mbrojtësin më të shtrenjtë duke “parakaluar” në këtë klasifikim Harry Maguire, për të cilin Manchester United shpenzoi 80 milionë paund kur e transferoi në vitin 2019 nga Leicester.
Me Gvardiol reparti difensiv i skuadrës së Pep Guardiolës mund të konsiderohet i blinduar, me kroatin që do të formojë qendrën e mbrojtjes me Ruben Dias ndërsa alternativë është edhe Akanji, Ake apo Laporte.
KOHA JONË SONDAZH

