Manchester City bën ofertën e parë zyrtare për yllin e West Ham
Manchester City është në avantazh ndaj Arsenalit në garën për shërbimet e mesfushorit anglez. Siç raporton “The Sun”, qytetarët i kanë bërë West Ham një ofertë stratosferike për 24-vjeçarin.
Shuma që Manchester City raportohet t’i ketë bërë londinezëve për shërbimet e Rice është 92 milionë euro plus 12 bonuse. Oferta e Arsenal nga krahu tjetër prej 82 milionë plus 18 bonuse është refuzuar nga anglezët.
Declan Rice zhvilloi një sezon fantastik me West Ham me të cilët arritën të mposhtin Fiorentinën në finalen e Conference League.
KOHA JONË SONDAZH

