Manchester City fiton me lehtësi ndaj Leicester, Haaland shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Manchester City merr një tjetër fitore bindëse që e afron dhe më tepër me kreun. Skuadra e Guardiolës mundi 3-1 Leicester Ciy-in.
Goli parë që u realizua nga Stones në minutën e pestë, m enjë goditje të bukur me të majtën në hyrje të zonës. Më pas, në minutën e 13-të Erling Haaland do të dyfishonte avantazhin për vendasit duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Norvegjezi nuk u mjaftua me aq, pasi në minutën e 25-të do të realizonte golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij, pas asistit te De Bruyne.
Në pjesën e dytë ishte Iheanacho në minutën e 75-të, që do të realizonte golin e vetëm për “dhelprat”. Manchester City qëndron në vend të dytë me 70 pikë, tre më pak se Arsenali kryesues, ndërsa Leicester zë vendin e 19-të me vetëm 25 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

