Manchester City fiton me “poker” ndaj Bournemouth, shkon -2 pikë nga Arsenali (VIDEO)
Manchester City i kundërpërgjigjet menjëherë Arsenalit me një fitore 4-1 ndaj Bournemouth, duke ngushtuar diferencën tashmë në dy pikë. Skuadra e Guardiolës e zgjidhi ndeshjen thuajse që në pjesën e parë duke shënuar tri gola.
Alvarez, Haaland dhe Foden ishin autorët e golave për “qytetarët” që dominojnë në të gjitha aspektet. Në fillimin e pjesës së dytë, City gjeti dhe golin e katërt me Mepham, ndërkohë që vendasit do të realizonin golin e nderit pak minuta nga fundi me Lerma.
Manchester City me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me 55 pikë, vetëm dy më pak se Arsenali. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

