Manchester City fiton pastër ndaj Newcastle, vendosin Foden dhe Silva (VIDEO)
Manchester City ka arritur një fitore të thjeshtë 2-0 ndaj Newcastle duke vijuar presionin ndaj Arsenalit kryesues. Skuadra e Guardiolës sot e zgjidhi ndeshjen me nga një gol për pjesë.
Në minutën e 15-të do të ishte Foden që do të zhbllokonte ndeshjen, ndërkohë që në pjesën e dytë Bernardo Silva vulosi gjithçka, teksa City po vuante disi në atë pjesë të ndeshjes.
Haaland nuk mundi të ishte protagonist në këtë ndeshje edhe pse dha kontribut të rëndësishëm për të ndihmuar në golin e Silvës me asist. City me këtë fitore shkon në kuotën e 58 pikëve, 2 më pak se Arsenali. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

