Manchester City mund me “poker” Arsenalin dhe prek titullin kampion (VIDEO)
Manchester City është nga një tjetër planet në Premier League. Skuadra e Guardiolës ka shkatërruar Arsenalin 4-1 në duelin direkt për titullin kampion.
Kevin De Bruyn ishte në një mbrëmje magjike me dy gola të bukur në fillimin e pjesës së parë dhe të dytë. John Stones shënoi me kokë golin tjetër, ndërkoh që te Arsenali golin e nderit e realizoi Holding.
Erling Haaland në kohën shtesë gjeti golin e katërt për skuadrën e “qytetarëve” që tashmë shkojnë dy pikë larg nga Arsenali, por me dy ndeshje për të rikuperuar.
Manchester City-Arsenal 4-1
7’ GOOL Manchester City e ka nisur në mënyrën më të mirë super duelin ndaj Arsenalit. De Bruyne dhuron spektakël me një aksion personal dhe më pas me një goditje në hyrje të zonës e dërgon topin në cepin e portës.
https://twitter.com/i/status/1651302813610147854
45+1’ GOOL City dyfishon shifrat në fundin e pjesës së parë. Stones shënon me kokë pas një goditje dënimi, teksa arbitrit ju deshën dy minuta duke u ndihmuar dhe nga pamjet e VAR.
https://twitter.com/i/status/1651312336571977730
54’ GOOL Mbrëmje magjike për Kevin De Bruyne. Mesfushori belg ka shënuar një tjetër super gol pas një topi që mori në zonë nga Haaland. Me një goditje të saktë ai la të shtangur portierin Ramsdale.
DE BRUYNE WITH HIS SECOND ANOTHER ASSIST FOR ERLING HAALAND HOLD THATTTTTpic.twitter.com/HnzJyNM40I
— 17 (@DxBruyneSZN) April 26, 2023
KOHA JONË SONDAZH

