Manchester City ngec ndaj Nottingham Forest, Chelsea pëson një tjetër humbje (VIDEO)
Manchester City bën një tjetër hap falas pas fitores së madhe ndaj Arsenalit. Kampionët në fuqi të Anglisë, ngecën në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Nottingham Forest.
Bernardo Silva zhbllokoi ndeshjen me një gol fantastik në minutën e 41-të, por Chris Wood barazoi sfidën 6 minuta nga fundi. City ngjitet në kuotën e 52 pikëve, dy më pak se skuadra e Artetës, që ka luajtur një ndeshje më pak.
Chelsea pësoi një tjetër humbje 0-1 nga Southampton, duke regjistruar ndeshjen e katërt pa fitore në Premier League. James Ward-Proëse realizoi golin e fitores për “Shenjtorët” në minutat shtesë të pjesës së parë. Kapiteni ekzekutoi saktë një goditje dënimi.
KOHA JONË SONDAZH

