Manchester City shkatërron Wolves dhe merr kreun e Premier League (VIDEO)

Manchester City arrin të marrë një fitore spektakolare 0-3 në transfertën ndaj Wolves dhe tashmë merr përkohësisht kreun renditjes. Skuadra e Guardiolës e nisi në mënyrën më të mirë, duke zhbllokuar rezultatin pas vetëm 56 sekondash me Grealish që shfrytëzoi një krosim nga De Bruyne.

“Qytetarët” vijuan me ritmin e lartë, teksa do të shënonin dhe golin e dytë në minutën e 16-të. Erling Haaland do të realizonte me një goditje me të djathtën në hyrje të zonës.

Në të 33-tën, Wolves ia bën vetes ndeshjen “malore” pasi mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Collins me karton të kuq. Në pjesën e dytë Phil Foden vulosi gjithçka me golin e tretë në minutën e 69-të. City ngjitet në kuotën e 17 pikëve, dy më shumë se Arsenali. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?