Manchester City synon 3 trofe dhe rekordin e United të Ferguson në vitin 1999

Soccer Football - Champions League - Semi Final - Second Leg - Manchester City v Real Madrid - Etihad Stadium, Manchester, Britain - May 17, 2023 Manchester City's Julian Alvarez celebrates scoring their fourth goal with Bernardo Silva Action Images via Reuters/Jason Cairnduff

Manchester City ka dhe 5 ndeshje deri në fundin e sezonit, ku synon të marrë tre trofe. Skuadra e Pep Guardiolës po zhvillon një fund sezoni magjik, ku janë në garë për të marrë trofeun e Champions League, titullin e Premier League dhe FA Cup. “Qytetarët” janë në rrugën e mbarë dhe gjithçka mund ta vendosin në vetëm 3 ndeshje.

Nëse City arrin që të mundë Chelsea këtë fundjavë, matematikisht do të jetë kampione e Anglisë, ndërkohë që më pas mund të përgatisë dy ndeshjet e muajit qershor. Në datën 3 të muajit të ardhshëm, skuadra e Guardiolës do të luajë finalen e FA Cup me Manchester Unidet, ndërsa një javë më vonë në Stamboll takon Interin për finalen e Ligës së Kampioneve.

Nëse Manchester City do të arrijë që të marrë të tre këto trofe, atëherë do të përsërisë suksesin e 24 viteve më parë të Manchester United.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?