Manchester City “tremb” Interin, kërkon t’i rrëmbejë yllin e mesfushës

Interi mund të humbasë një nga yjet gjatë kësaj vere. Manchester City është gati që të bëjë një propozim të bujshëm për Nicolo Barellën, nëse këtë merkato do të largohet Bernardo Silva.

Në ditët e fundit PSG ka trokitur në dyet e kampionëve të Europës me një ofertë prej 100 milionë eurosh, dukshëm shumë më superiore se 30 sa është blerë.

Nëse një lëvizje e tillë do të konfirmohet, atëherë Guardiola do të hidhet në sulm për Barella-n, mesfushorin e zikaltërve të cilin e pëlqeu edhe në finalen e Championsit të sezonit të funit. Pas dështimit me Rice, duket se City do të hidhet i gjithi në sulm për një nga pikat më të forta të Interit në sezonet e fundit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?