Manchester United bën gati rinovimet me 4 futbollistë

Manchester United do të provojë deri në fund që të sigurojë një biletë për në edicionin e ardhshëm të Champions League. Objektiv që duhet arritur me çdo kusht. Skuadra e Erik ten Hag është aktualisht forca e katërt e kampionatit anglez, me të njëjtin numër pikësh me Neëcastle e vendit të tretë.

“Djajtë e Kuq” duhet të mendojnë dhe për rinovimet. Një pjesë e lojtarëve titullarë janë në muajt e fundit të kontratës. I shqetësuar duket trajneri holandez, i cili do që sa më parë të jetë i qartë për futbollistët që do të ketë nën urdhrat e tij edicionin e ardhshëm.

Drejtuesit po punojnë që të bindin Marcus Rashford, David de Gea, Diogo Dalot dhe Fred që të vijojnë aventurën e tyre në “Old Traford”. Sulmuesi është padiskutim meraku më i madh i Ten Hag.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?