Manchester United kërkon portierin kroat, bën gati 10 milionë euro

Manchester United ka piketuar Dominik Livakoviç dhe është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 10 milionë euro. Siç raporton “sportske.jutarnji.hr” , ka shumë të ngjarë që në fund të sezonit Djajtë e Kuq të vendosin vërtet të përshpejtojnë për kroatin e Dinamo Zagrebit.

Ai ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që skadon në 2024, por në garë janë dhe klube të tjera si Galatasaray, Villarreal dhe Real Sociedad.

United duket se ka vendosur të heq dorë nga De Gea, i cili është në fundin e kontratës dhe me shumë mundësi do të largohet. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?