Manchester United shkatërron Leicester, Rashford shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Manchester United vijon ecurinë e rezultateve pozitive në Premier League. Skuadra e Ten Hag fitoi me lehtësi 3-0 duelin e javës së 24-t ndaj Leicester City-it.
Protagonist absolut dhe në këtë ndeshje ishte Marcus Rashford, i cili konfirmon formën shumë të mirë me dy gola. Fillimisht realizoi në minutën e 25-të dhe më pas në fillimin e pjesës së dytë. Sulmuesi anglez ka realizuar 14 gola këtë sezon në kampionat.
Për të vulosur gjithçka mendoi Sancho në minutën e 61-të, i asistuar nga Bruno Fernandez. Portugezi dha asist dhe në golin e parë të Rashford. United mban vendin e tretë në renditje me 49 pikë, 3 më pak se City. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

