FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manduzkic nuk përfshihet për sfidën me Fiorentinën, drejt largimit

Aventura e Mario Mandzukic te Juventusi sa vjen edhe po bëhet më e paqartë. I mbetur jashtë listës së Champions league nga trajneri Sarri, sulmuesi kroat ka mbetur jashtë edhe për ndeshjen e nesërme ndaj Fiorentinës.

 

Mandzukic po mendon seriozisht për t’u larguar nga Torino, teksa është në kërkim të një destinacioni të ri. Hipoteza më e mundshme duket se është pista që e dërgon në Katar. Tani për tani nuk ka asnjë detaj për negociatat që po bëhen, por mos-grumbullimi për ndeshjen e radhës në kampinat të jep përshtypjen se largimi i tij është shumë pranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

33-vjeçari duket se po tundohet nga ofertat e ardhur nga Katari, në mënyrë që të përfitojë një shifër të majme, në vitet e fundit të karrierës, teksa më parë ka mbyllur aventurën edhe me kombëtaren kroate. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?