Maount kryen vizitat mjekësore, mungon vetëm firma me United
Mason Mount do të jetë lojtari më i ri i Manchester United. Sipas raportimeve të medieve britanike, mesfushori anglez, i cili nuk ka rinovuar kontratën me Chelsea-n, ka kaluar sot vizitat mjekësore me “Djajtë e Kuq” dhe me siguri këtë të martë do të zyrtarizohet si një përforcim i ri për skuadrën e Erik Ten Hag.
Mount do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare dhe nga ky transferim anglezi do të fitojë 250,000 paund në javë, të cilat me bonuse mund të rriten deri në 300,000 paund.
KOHA JONË SONDAZH

