Markez triumfon edhe në Francë, Dovizozio dhe Zarko gafa fatale
Mark Markez fiton Çmimin e Madh të Francës duke regjistruar suksesin e 3-të radhazi në Botërorin e Moto Grand Prix. I nisur nga vendi i dytë, piloti spanjoll mori një tjetër sukses me shumë vlerë.
Ne Le Mans Marquez kryesoi nga gjysma e garës e deri në fund me kampionin në fuqi të botës që përfitoi edhe nga rrëzimi i Doviziosos fillimisht dhe më pas i francezit Zarko. Në podium bashkë me Markez u ngjit edhe Dukati i Danilo Petruçit dhe Valentino Rossi që arriti të rigjente buzëqeshjen me vendin e 3-të.
Jack Miller, Dani Pedrosa, Jorge Lorenzo e Maverick Vinales kompletuan 7-shen e parë në Le Mans.

KOHA JONË SONDAZH

