FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Markoi Ronaldon, 19-vjeçari i Interit: Emocionuese, atë e kisha parë vetëm në TV

Alesandro Bastoni luajti dje minutat e para si interist, si pjesëtar i skuadrës së parë dhe jo në një ndeshje çfarëdo, edhe pse vetëm një miqësore, por kundër Juventusit të Cristiano Ronaldos.

Mbrojtësi 19-vjeçar kishte pikërisht detyrën për të markuar yllin portugez dhe ia doli, duke treguar shenja pozitive dhe se ndoshta ai mund të jetë një ndër surprizat që mund të shoqërojnë këtë vit të parë të Antonio Contes në radhët e Interit.

“Gjithmonë kam besuar në ëndrrat e mia dhe gjithmonë do të vazhdoj të luftoj për t’i bërë realitet”, shkruante Bastoni në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa për gazetarët e “InterTV”, mbrojtësi i ri u shpreh: “Sfida me Ronaldon? Ishte diçka shumë emocionuese. Nëse deri pak ditë më parë e kisha parë vetëm në televizor, dje e shijova atë duel me atë për mjaft minuta dhe ishte diçka që më motivon shumë për të ardhmen time. Ëndrra ime është që sfida si këto t’i luaj sa më shpejt që të jetë e mundur, me bluzën e Interit veshur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?