FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marotta flet për Lukakun: E kemi bërë ofertën tonë, ndërsa Icardi…

Administratori i Interit, Giuseppe Marotta ka folur për ecurinë e negociatave me Manchester United, për transferimin e Lukakut.

Marotta theksoi se belgu mbetet një objektiv i zikaltërve, por pranoi se këta të fundit nuk mund të paguajnë çdo lloj shifre për ta sjellë në Milano.

“Për Lukakun kemi bërë një ofertë, duke respektuar mundësitë tona ekonomike, por edhe vlerat e lojtarit dhe klubit që ka kartonin e tij. Tani jemi në pritje dhe shpresojmë të kemi një përgjigje pozitive. Megjithatë duhet të theksojmë se ka ende edhe shumë kohë para se të mbyllet merkatoja”, deklaroi Marotta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Icardi? “Icardi mbetet një futbollist i Interit, por duhet të theksojmë se qëndrimi ynë ndaj tij, është bërë publik tashmë. Kam 40 vite karrierë dhe ky është një nga rastet më të vështira për t’u menaxhuar, që komplikohet edhe më shumë, për shkak të bujës mediatike”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?