Marotta: Merkato është e mbyllur, optimist për telenovelën Icardi

Icardi ikën apo do të qëndrojë. Telenovela e kësaj vere në shtëpinë e Interit, ka edhe shumë pak kohë për të marrë një zgjidhje. Drejtuesit e klubit zikaltër edhe trajneri Conte ja kanë bërë të qartë argjentinasit pa nisur mirë sezoni, se ai nuk do të ketë asnjë hapësirë në sezonin e ri pasi nuk është në planet e tyre. Icardi nuk është dorëzuar dhe vazhdon të këmbëngulë se do të qëndrojë, edhe pse në stërvitje nuk përfshihet në seancat taktike dhe as nuk ftohet në darkat e ekipit.

 

“Ne gjithçka e bëjmë me sensin e përgjegjësive dhe linjës që ndiqet nga klubi. Është një situatë e komplikuar, por shpresoj që të zgjidhet në mënyrë sa më pozitive. Nuk mund të themi gjithçka”, deklaroi Marotta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hipoteza Juventus vazhdon të mbetet në horizont, ndërkohë që tashmë për Napolin nuk ka më asnjë shans pas afrimit të Llorentes. Ideja e fundit është një rinovim i kontratës së Icardit dhe më pas huazimi në një klub të huaj, por ai nuk e ka pranuar këtë propozim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Publikisht nuk mund t’i themi të gjitha, po bëjmë gjithçka me përgjegjësi. Klubi ka të drejtë që të marrë vendime në bazë të strategjisë së tyre. Sa i përket merkatos jemi të kënaqur me punën e bërë nga Pier Ausiolo dhe investimet e mëdha që ka bërë presidenti Zhang për t’i vendosur në dispozicion Contes një ekip të rëndësishëm. Mund të themi se merkato është e mbyllur”. Në këtë mënyrë Marotta konfirmoi vendimin e zikaltërve për ta larguar gjatë kësaj vere. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?