Marquinhos shpërthen pas eliminimit: Tani është koha të hamë m**

PSG u eliminua dje në mbrëmje në Champions Legue, pasi u mund 3-1 në ndeshjen e fundit nga Manchester United. Pas ndeshjes së djeshme, më i sinqerti nga të gjithë në kampin parisien ishte qendërmbrojtësi Marquinhos i cili nuk i ka kursyer kritikat ndaj vetvetes dhe shokëve.

“Ndeshja që luajtëm ishte e pafalshme. Duhet të bëjmë analizë të thellë, të mendohemi mirë dhe të tregohemi burra. Është moment i vështirë. Ne duhej të jepnim gjithçka në fushë. Tani mori fund, nuk mund të themi ‘Duhet të bësh këtë, duhet të bësh atë’.

Këto ndeshje vendosen nga detajet, si gjithnjë në nivele të larta. Mendoj se është momenti i duhur për të mos folur shumë, por siç themi ne në Brazil, është koha të hamë m***n tonë. Është një moment m**i dhe duhet të ulim kokën e të punojmë”, deklaroi braziliani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?