Marrin fund problemet për Leaon, Milani bën gati rinovimin me francezin

UDINE, ITALY - MARCH 18: Rafael Leao of AC Milan looks on during the Serie A match between Udinese Calcio and AC Milan at Dacia Arena on March 18, 2023 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Milani duket se po shkon në rrugën e duhur për sa i përket negociatave të kontratës së Rafael Leaos. Një lajm i mirë për kuqezinjtë vjen nga ish-klubi i sulmuesit, francezët e Lille.

Sipas “Sportmediaset”, klubi francez është i gatshëm të marrë përsipër gjobën e lidhur me trazirat e sulmuesit për t’i dhënë lamtumirën Sporting Lisbon, ish-skuadrës së tij.

Bëhet fjalë për një gjobë prej 20 milionë euro, të cilën Leao e mori kur ndërpreu kontratën e tij me klubin luzitan në vitin 2018 për t’u transferuar te Lille.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani ishte gati ta paguante që sulmuesi të rinovonte me klubin, por siç duket këtë e ka marrë përsipër Lille. Oferta e kuqezinjve për rinovimin e Leaos është 5 milionë euro plus bonuse që mund ta çojnë deri në 7 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?