Martusicello: Sarri mund të jetë që nesër në pankinë, Dybala i jashtëzakonshëm

Me trajnerin Sarri që ende po merr veten nga pneumonia, te Juventusi ka dalë në konferencën për shtyp zëvendësi i tij, Giovanni Martusicello. Në prag të ndeshjes ndaj Napolit, që do të luhet nesër në mbrëmje, ai ka folur për situatën e klubit torinez, ndërkohë që ka lënë të hapur mundësinë që nesër ë jetë në pankunë edhe Sarri.

 

“Është një ndeshje e rëndësishme, por qëllimi ynë i vetëm është që të fitojmë. Sarri ka qenë gjithmonë i pranishëm në Continassa. Duhet të kryejë disa prova pasdite dhe do të shohim nëse do të jetë nesër në pankinë. Shpresoj që të jetë pasi është trajneri i Juventusit. Nëse nuk do ia dalë sigurisht që do ta gjejmë një zgjidhje në përputhje me rrethanat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Napoli është një skuadër e shkëlqyer që stërvitet nga një trajner i mirë si Ancelotti. Edhe pse është fillimi i kampionatit është një ndeshje shumë e rëndësishme, jemi të motivuar për të bërë mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shorti i Championsit? Është një grup impenjativ. Duhet të punojmë për t’u përmirësuar. Jemi Juventus dhe i dimë shumë mirë vlerat tona.

Dybala? Është një futbollistë i jashtëzakonshme, mund ta bëjë shumë mirë dhe rolin e sulmuesit qëndror. Është shumë i motivuar. E kam parë shumë mirë që kur ka mbërritur. Kemi në total 27 futbollistë dhe vetëm 11 prej tyre mund të zbresin në fushë nga minuta e parë”, deklaroi zëvendës-trajneri i bardhezinjve. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?