Mascherano: Messi është i dëshpëruar për të kthyer situatën te Argjentina

Javier Mascherano është shprehur se Lionel Messi është i dëshpëruar dhe i frustruar pas fillimit të keq të Argjentinës në Kupën e Botës. “Pleshti” festoi dje 31-vjetorin lindjes, synon që të sigurojë kalimin në fazën tjetër.

“Leo është mirë por e shikoj që kohët e fundit është i zemëruar për shkak se gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Të gjithë jemi në këtë situatë. Ai është njeri dhe ai ka frustrimet e tij, por ai është i dëshpëruar për ta kthyer situatën në favorin tonë.

Messi kërkon t’i tregojë botës një imazh të ndryshëm dhe këtë mund ta bëjë vetëm ai. Ka një peshë të madh mbi supe. Nuk ka presionin vetëm të një kombi por të gjithë botës që pret maksimumin nga ai”, u shpreh Mascherano.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?