Matuidi: Jemi të paralajmëruar nga Shqipëria, nuk kanë çfarë humbasin!

Blaise Matuidi është një nga futbollistët që pritet të zbresë në fushë në dy ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Andorrës, për shkak të mungesave të Pogba dhe Kante. Mesfushori i skuadrës torineze në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur optimist për një fitore të mundshme ndaj kombëtares sonë.

“Asnjëherë nuk është e lehtë të luash ndaj tyre (Shqipërisë). Nuk e kemi pasur të thjeshtë në tre ndeshjet që kemi luajtur. Jemi të paralajmëruar, por jemi Franca dhe duhet të fitojmë gjithmonë.

Ne jemi një skuadër mjaft të mirë dhe futbollistët që janë këtu japin shumë besim që mund të bëjmë diçka të madhe. Qëllimi ynë është të fitojmë dy ndeshjet që kemi para publikut tonë. kur veshim fanellën e Francës, duhet të fitojmë çdo ndeshje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj kuqezinjve dhe Andorrës, Franca nuk do të ketë as yllin e ekipit Kylian Mbappe, por Matuidi është e sigurt se kushdo që do ta zëvendësojë do të japë më të mirën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mbappe? Është një mungesë e rëndësishme sepse është futbollist i jashtëzakonshëm. Megjithatë, edhe futbollistët në stol i kemi shumë të mirë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?