Mauro Icardi jashtë formës, e nis me stërvitje individuale te PSG-ja
Seanca individuale për ditën e parë të stërvitjes së Mauro Icardi në Paris. Sulmuesi argjentinas është ende jashtë formës së tij, pasi tek Interi shpesh herë është stërvitur veçmas gjatë kësaj vere. Sulmuesi ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në palestër, ndërkohë që pritet të fitojë ritmin e duhur për të qenë gati për ndeshjen e Champions League ndaj Real Madridit në Champions League.
Klubi parisien ka dëmtime të shumta në këtë fazë të sezonit, teksa Cavani dhe Mbappe duhet të qëndrojë edhe të paktën dy javë jashtë fushave të lojës. Icardi në këtë mënyrë do ta ketë skenën e lirë për të treguar vlerat e tij si një sulmues vrastar në zonën e kundërshtarëve. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

