Mavraj: Franca s’na tremb, luajmë për të fituar
Pasi mori komplimentat nga trajneri i Francës, Mërgim Mavraj është shfaqur në konferencën për shtyp në krahë të trajnerit Reja. Qendërmbrojtësi kërkon sa më shumë vetëbesim nga shokët e tij për të synuar një rezultat pozitiv.
“E dimë të gjithë se sa e vështirë do të jetë nesër, por pavarësisht mungesave të rëndësishme të Francës, ata kanë lojtarë të tjerë me cilësi shumë të lartë. Franca sërish mbetet shumë e forte, e madje edhe më e mirë se atëherë. Pavarësisht se kemi treguar se i krijojmë çdo ekipi vështirësira të mëdha, ne do të guxojmë edhe këtë herë.
Të gjithë ne e dimë se çfarë duhet që t’i krijojmë vështirësi këtyre ekipeve me nivel kaq të lartë. Do të luajmë me shumë vetëbesim dhe duhet që të krijojmë sa më shumë vështirësi për kundërshtarin. Me sa më pak gabime për të mos u penalizuar. Duhet që të bëjmë një luftë të bukur sportive ndaj Francës për të marrë atë që duam”.
Pavarësisht mundësive tona që jemi të obliguar për këtë fanellë dhe të tregojmë 100% e vlerave tona, pavarësisht se ndaj Francës luajmë për të fituar, do të synojmë që të bëjmë më të mirën edhe ndaj Islandës. Natyrisht që edhe ndaj Islandës do të kemi forca për të dhënë më të mirën në fushën e lojës. Të dyja ndeshjet, për ne vlejnë 3 pikë. Si ndaj Francës, ashtu edhe ndaj Islandës, ne do të japim më të mirën tonë. Janë dy takime mjaft delikate dhe ne duhet që të japim më të mirën. Djemtë që kemi në ekip mund të përfitojnë shumë nga kjo ndeshje”, deklaroi Mavraj.

KOHA JONË SONDAZH

