Mavraj në dilemë, merr ofertë nga klubi i Bundesliga 2

Greuther Furth po mendon që të rikthejë në skuadër sërish Mërgim Mavrajn. Klubi i Bundesliga 2, po shfaq interes për kalimin e kombëtares sonë, i cili ka qenë edhe më parë pjesë e kësaj skuadre për tri vite e gjysmë, nga 2011 deri në 2014.

33-vjeçari nuk pati një aventurë të suksesshme në Greqi, teksa në pjesën e dytë të sezoni ju bashkua FC Ingolstadt. Këta të fundit pësuan vetëm 22 gola në pjesën e dytë të sezonit, teksa sipas sajtit “Liga-Zëei.de”, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm.

Mavraj ka luajtur 73 ndeshje me Greuther Furth që nga vera e vitit 2012, duke qenë protagonistë në shumë ndeshje. Ai me shumë mundësi do të zërë vendin e lënë bosh nga largimi i Mario Maloca, i cili u largua së fundmi te Lechia Gdansk në Polonia. Me përvojën e tij në futbollin gjerman, ai shihet si një elementë që mund të garantojë siguri në repartin difensivë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?