“Mavraj të largohet”, kapiteni i përgjigjet Rudi Vatës me një foto
Mërgim Mavraj nuk i ka pritur aspak mirë kritikat e Rudi Vatës pas ndeshjes ndaj Francës. Kapiteni i kombëtares sonë, i është përgjigjur shkodranit Rudi Vata, teksa ka publikuar foton e ish-mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Fatmir Vata, me mbishkrimin ironizues: “Unë vetëm një Vata njoh”.
Ish-futbollisti nga Rrësheni ka veshur 17 herë fanellën e Shqipërisë, teksa nuk arriti të realizonte asnjë gol. Ndërkohë që Rudi Vata, numëron 59 paraqitje me ekipin Kombëtar, ku ka realizuar edhe 5 gola.
Kjo nuk është hera e parë që Mavraj përfshihet në polemika për shkak të lojës së tij. Mbrëmjen e djeshme ai ishte një ndër më të dobtit në fushën e lojës.

KOHA JONË SONDAZH

