Mazzarri në “fije të perit”, ish trajneri i Milanit pranë Torinos
E nisën këtë sezon me pretendime të mëdha, por rezultatet nuk kanë respektuar parashikimet te skuadra e Torinos.
Humbja e fundit me Lazion në transfertë me shifrat e thella, 4-0 ka revoltuar pa masë presidentin, Urbano Cairo. Ky i fundit edhe pse i ka shprehur besimin trajnerit Walter Mazzarit po mendon në të njëtën kohë edhe për zëvendësuesin e tij.
Sipas mediave italiane, Mazzarri gjithnjë e më tepër fillon të ndiejë hijen e pasardhësit të tij. Emri që qarkullon më tepër në ambientin “Granata” është ai i ish-trajnerit të Milanit, Gennaro Gattuso, ndërkohë që më pak shanse ka Davide Nicola apo Cesare Prandelli. Derbi ndaj Juventusit ndoshta do të jetë vendimtar për të ardhmen e Walter Mazzarrit.
KOHA JONË SONDAZH

