FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mazzoleni: Pengu më i madh? Një penallti e dhënë për Del Pieron (VIDEO)

Paolo Mazzoleni është tërhequr nga arbitrimi për shkak të limiteve të moshës, por me shumë mundësi do të vijojë punën në VAR. Në një intervistë për mediat italiane, Mazzoleni ka treguar se një nga pengjet e karrierës së tij, është një penallti e dhënë në favor të Juventusit, në një sfidë përballë Genoas.

Arbitri italian kujton se faulli ishte rreth një metër jashtë zone, por ai nuk e kishte parë mirë dhe kishte kërkuar ndihmën e liderëve të skuadrave, duke i besuar në fund fjalës së Del Pieros.

“E pashë rrëzimin në zonë dhe akordova 11-metërsh, ndonëse isha konfuz., Kërkova ndihmën e liderëve të skuadrave dhe i besova fjalës së Del Pieros, por futbollistët e Genoas këmbëngulnin se faulli ishte jashtë zone. Me VAR gjithçka do të ishte korrigjuar për pak sekonda”, tregon Mazzoleni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?