“Mbajeni mend këtë emër”, UEFA vlerëson Ernest Muçin
Sporti E Mërkurë, 27 Shtator 2023 12:18
“Ernest Muçi, mbajeni mend këtë emër”. Ky është komenti që UEFA ka bërë në faqen e saj zyrtare për futbollistin e kombëtares shqiptare.
Me anë të një postimi në Instagram, qeveria e futbollit europian i ka thurur elozhe talentit 21-vjeçar që shkëlqeu, javën e kaluar, në Conference League.
Ai ishte protagonist kryesor i Legias së Varshavës në fitoren ndaj Aston Villa, pasi i shënoi dy gola anglezëve dhe i siguroi 3 pikë skuadrës së tij.
KOHA JONË SONDAZH

