Mbappe 1 muaj jashtë fushave, mungon edhe ndaj Shqipërisë

Paris SG nuk do të ketë në dispozicion për të paktën një muaj as Kylian Mbappe. Pikërisht në ndeshjen e fituar ndaj Tulouse, Mbappe pësoi një dëmtim në pjesën e pasme të kofshës duke u detyruar të lërë fushën në minutën e 66.

 

Prej këtij dëmtimi, ylli francez do të humbasë ndeshjen ndaj Shqipërisë, të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”, e cila luhet në datën 7 shtator në Paris.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo vetëm kaq pasi nga fusha e lojës këtë fundjavë, doli i dëmtuar edhe sulmuesi tjetër Edinson Cavani i cili shtohet listës së gjatë të lojtarëve që kanë mbushur infermierinë e kampionëve të Francës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?