Mbappe i jep fitoren e radhës PSG-së, shënon dopietë (VIDEO)
Kylian Mappe është heroi i PSG në mungesë të Neymar dhe Cavanit,Talenti 20-vjeçar realizoi dy golat e parizienëve në fitoren me përmbysje 1-2 në fushën e Caen.
Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura ndërsa në të 56-n për vendasit realizoi Ninga, duke dhënë përshtypjen se kampionët në fuqi të Francës do të pësonin humbjen e dytë sezonale në Ligue 1, por nuk ndodhi kështu.
Vetëm 3 minuta zgjati epërsia e Caen pasi Mbappe fillimisht barazoi shifrat me 11-metërsh, ndërsa pak para fundit, pak centimetra nga vija fatale shtyu drejt rrjetës topin e mbetur në zonë, për golin e 1-2. Pas javës së 26-të, PSG kryeson me 71 pikë, 20 më shumë se Lille e vendit të dytë.
KOHA JONË SONDAZH

