Mbappe: Kundër Barcelonës në vitin 2021 u bëra futbollist superior

Kylian Mbappe është një nga futbollistët më të spikatur në botës. Sulmuesi i PSG në një intervistë të dhënë së fundmi e ka pranuar se në ndeshjen ndaj Barcelonës në vitin 2021, ku shënoi një tripletë në Camp Nou, u shndërrua nga një futbollist i mirë në një futbollist superior.

“Mendoj se atë mbrëmje në Camp Nou bëra kapërcimin nga një futbollist i mirë në një futbollist vërtet superior. Atë mbrëmje shënova një tregolësh në Camp Nou, ishte diçka me të vërtetë speciale. U ndjeva krenar sepse luajta me personalitet dhe këtë e kërkoj gjithnjë në fushë.

Në mbrëmjet e Champions League nuk mund të fshihesh dhe kështu veprova edhe unë. Atë sezon shkuam deri në finale, por nuk mundëm të fitonim. Për mua do të ishte vërtet një mrekulli ta fitojë Champions me PSG”, u shpreh Mbappe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?