Mbappe “ndez” ëndrrat e tifozëve kuqezi: Në Seria A do të shkoja vetëm te Milani

Kylian Mbappe bën të ëndërrojnë tifozët e Milanit në rrjetet sociale. Një video së fundmi ka bërë xhiron e botës gjatë mbrëmjes së Fifa The Best Aëard. Futbollisti francez i PSG i është përgjigjur një tifozi, i cili i ka kërkuar që të transferohet në Itali.

“Nëse do të vij në Itali, do të jetë tek Milani”, kjo ishte deklarata që ka ndezur menjëherë shpresat e tifozëve kuqezi.

Gjithsesi ka shumë mundësi që të mbetet një ëndërr e pamundur, pasi Mbappe përfiton 72 milionë euro në sezon, ndërkohë që shifra e transferimit të tij e kalon shifrën e 200 milionë eurove. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?