Mbappe nuk i mbyll portën Realit: Në jetë kurrë nuk i dihet, ju tregoj bisedën me Macron

Kylian Mbappe ka folur për verën e komplikuar që kaloi në lidhje me të ardhmen e tij, teksa vendosi që të rinovonte kontrartën me PSG edhe pse ishte pranë transferimit te Real Madrid. Ai tregoi një prapaskenë interesante në lidhje me një bisedë me Macron.

“Kurrë në jetën time nuk e prisja që të flisja me presidentin Macron për të ardhmen time si futbollist, kjo është absurde. Ai më tha se donte që unë të qëndroja në Francë, se nuk donte që unë të largohesha sepse jam shumë i rëndësishëm për vendin. Dhe kur të thotë presidenti, ka një rëndësi të madhe”.

Por Mbappé nuk e përjashton mundësinë që një ditë ta shohim në Madrid, një skuadër për të cilën ai ka pasur gjithmonë pasion që fëmijë: “Nuk i dihet  kurrë se çfarë do të ndodhë. Asnjëherë nuk kam qenë në Madrid, por duket sikur është shtëpia ime ose diçka e ngjashme. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë”. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?